E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK Prirje shqetesuese nacionaliste ne Maqedoni

Ne nje raport per Maqedonine te botuar te enjten Grupi Nderkombetar i Krizave thekson se 10 vjet pas nenshkrimit te Marreveshjes se Ohrit qe i dha fund luftimeve ne kete vend shumica e marreveshjes eshte plotesuar dhe se nuk ka gjasa per rikthimin e nje konflikti te armatosur. Por tensionet nderpartiake dhe nderetnike thuhet ne raport jane shtuar gjate pese viteteve te fundit edhe perkunder integrimit te pakicave ne jeten politike.

Organizata po ashtu thekson se ne Maqedoni po vihen re disa prirje shqetesuese  si nacionalizmi maqedonas ne ngritje kapja e shtetit nga ana e kryeministrit dhe partise se tij renia e pavaresise se shtypit dhe gjyqesorit ekzistenca e ndarjes etnike ne shkolla dhe decentralizimi e ngadalshem qe rrezikojne te minojne shtetin shume-etnik te Maqedonise. GNK sugjeron qe kryeministri Nikolla Gruevski te bashkepunoje ngushte me partnerin shqiptar te koalicionit qeveritar dhe partite e opozites per te miratuar dhe zbatuar masat per ngritjen e shkalles se demokracise per pajtimin nderetnik dhe per zgjidhjen e problemit te emrit me Greqine.

Parlamenti i ri i Maqedonise thote Grupi i Krizave duhet te zbuse nacionalizmin e kryeminsitrit te mbeshtetur nga shteti sic u vu re ne programin teper te shtrenjte dhe percares te rinovimit te qendres se Shkupit qe bazohet ne vizionin nacionalist te Maqedonise antike gje qe fyen si pakicat vendase ashtu edhe Greqine. GNK po ashtu nenvizon nevojen per forcimin e besnikerise te partive shqiptare ndaj shtetit dhe angazhimin e tyre me te madh ne procesin politike dhe ate vendimarres.

Grupi i Krizave vlereson se kryeministri Gruevski ne perpjekje per te ndertuar nje identitet te fuqishem shteteror te mbeshtetur tek historia e Maqedonise antike ka lene shqiptaret te ndjehen te perjashtuar. GNK rekomandon forcimin e demokracise dhe sundimin e ligjit permiresimin e dialogut ne Parlament  shmangien e bojkoteve marrjen e masave qe gjyqesori te jete i pavarur nga ndikimet politike ndalimi i trysnise ndaj medias institucioneve publike dhe shoqerise civile. Grupi propozon krijimin e nje komisioni parlamentar per median nderkohe qe inkurajon perfaqesimin e drejte te komuniteteve ne institucionet publike dhe ndalimin e punesimit mbi baza te perkatesise politike.

Grupi i Krizave inkurajon BE dhe SHBA qe te mbeshtesin forcimin e institucioneve te pavarura dhe qe media dhe shoqeria civile te mbikeqyrin punen e ketyre institucioneve. GNK sugjeron qe te gjitha partite politike ta festojne dhjete vjetorin e Marreveshjes se Ohrit ne menyre qe te permiresohen me tej marredheniet nderetnike. Po ashtu inkurajohet pune konsensuale mbi tekstet shkollore dhe veprimtarite e perbashketa ne shkolla midis maqedonasve dhe shqiptareve si dhe zbatimi i arsimit te integruar per te bashkuar rinine e vendit. Grupi propozon qe Shkupi te behet nje kryeqytet dygjuhesor.

Shkupi duhet te pranoje propozimin e ndermjetesit te OKB per perdorimin e emrit Republika e Maqedonise Veriore ose te nje formule te ngjashme me cilesim gjeografik per te gjitha qellimet nderkombetare dhe menjehere pas kesaj NATO te pranoje Maqedonine dhe Bashkimi Evropian te filloje bisedimet per anetaresim.

Athina vazhdon me tej raporti duhet ta njohe identitetin kombetar dhe gjuhen e fqinjit verior si maqedonas/maqedonisht ndersa Shkupi duhet te heqe dore nga emertimi i aeroportit Aleksandri i Madh dhe te terhiqet nga provokimet sic eshte rasti me projektin Shkupi 2014. Autoritetet ne Shkup ende nuk kane komentuar rreth raportit te GNK-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›