E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon pakti “ACR”-minatorë

Drejtuesit e Albanian Crome e bashku me kryetarin e Bashkise se Bulqizës kane pritur deri ne orën 14:00 ne Peshkopi përfaqësinë e minatorëve, qe ka refuzuar takimin, duke këmbëngulur për ta zhvilluar ne Bulqizë atë. Kryetari i Bashkise se Bulqizës Roland Keta u beri thirrje minatorëve te ndërpresin grevën e protestat pasi sipas tij ACR ka pranuar plotësimin e kërkesave te parashtruara. Por i kontaktuar nga Vizon Plus kreu i konfederatës se sindikatave Kol Nikollaj tha se minatorët nuk do te tërhiqen pa u nënshkruar marrëveshja me ACR, por vetëm ne qytetin e Bulqizës. Ndërkohë me herët, koleget dhe te afërmit e 13 grevisteve kane vazhduar protestat. Minatorët janë mbledhur para bashkise, ndërsa me pas kane mbërritur ne qafen e buallit duke bllokuar për afro gjysme ore rrugën. Protestuesit kane vene gurë ne trase për te mos lejuar kalimin e makinave. Rruga është zhbllokuar vetëm pas ndërhyrjes se policisë dhe forcave te ndërhyrjes se shpejte. Ndërkohë reparti i inspektim dhe Shpëtim Minierave i ka bere thirrje policisë te evakuoje ne mënyrë urgjente grevistet pasi miniera është drejt shkatërrimit për shkak te ndërprerjes se punës e stakimit te pompave. 13 minatorë janë ngujuar prej 18 ditësh ne galerinë e minierës, ne zonën D qe është marre me koncesion prej vitesh nga firma austriake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›