E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret “mbulojne” jugun

Ne Dhoksat është shkrumbuar një vresht, ndërsa ne Dervican, Lazarat dhe Valare zjarri ka përfshirë sipërfaqe te tera kullotash. Policia ka arrestuar zjarrvënësin e fshatit Dhoksat, qe është 71-vjeçari Kostandin Poçi. I moshuari i ka vene flaken kullotës se tij, por zjarri ka dale jashte kontrollit dhe është shtrire ne gjithë fshatin, madje duke arritur deri ne 500 metra pranë banesave. Gjate këtij muaji ne Gjirokastër si shkaktare te rënies se zjarreve janë prangosur katër banore, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 11 te tjerë. Edhe ne Tepelenë e Sarandë janë vene re disa vatra zjarri. Në fshatrat e bregdetit ne jug, ne Piqeras e Lukovë janë përfshirë nga flaket dhjetëra hektarë me kullota dhe ullinj, por shtëpitë kane shpëtuar pa u prekur nga flaket. Flaket e fuqishme kane përfshirë rreth orës 10:00 te paradites edhe kodrat e Ardenicës. Për shkak te erës zjarri është drejtuar nga fshati Vajkan duke vene ne rrezik edhe banesat. Deri tani janë djegur rreth 60 hektarë me ullishte dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve pranë zonës se banuar, ndërsa ne pjesën e sipërme te kodrave nuk kane mundur te ngjiten për shkak te terrenit te vështirë. Ekspertet po hetojnë për shkakun e rënies se zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo aksidental. Ndërkohë, pas situatës se krijuar ne vend, ministri i brendshëm Nishani u ka bere thirrje drejtuesve te policisë se shtetit dhe emergjencave te angazhohen maksimalisht për parandalimin, por dhe ndërhyrjen ne kohe për shuarjen e zjarreve. 10 diteshin e pare te gushtit, për shkak edhe te temperaturave te larta rastet e rënies se zjarreve janë shtuar ndjeshëm, duke u shtrire ne te gjithë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›