GNK: Serbia të mos bllokojë Kosovën

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK), ka lavdëruar Serbinë për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, me të cilën dënohen krimet serbe atje, pavarësisht se nuk përmendet në mënyrë eksplicite “fjala gjenocid”, shkruan mediat serbe.
Drejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Freizer, citohet nga B92 të ketë thënë se bashkëpunimi rajonal është i pamundur pa pjesëmarrjen e Serbisë.
Megjithatë ajo ka porositur të gjendet mënyra që në forume të marrin pjesë Serbia e Kosova.
Rezoluta për Srebrenicën është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për Serbinë, por edhe për bashkëpunimin e ardhshëm rajonal, ka vlerësuar drejtoresha e GNK-së.
“Duhet të gjejmë mënyrën që në të ardhmen rreth të njëjtës tryezë në forumet rajonale t’i kemi edhe përfaqësuesit e Serbisë, edhe përfaqësuesit e Kosovës. Spanja në qershor do të organizojë në Sarajevë një samit të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është me shumë rëndësi që Serbia të jetë e pranishme në atë samit”, ka thënë ajo.
Sipas saj nëse nuk bëhet kështu, pasojat bien mbi Serbinë, meqë ajo do të duhej të jete lidere në rajon, por nëse mungon në forumet rajonale, do të luhatet pozicioni i saj prej lideri.
Ajo ka ripërsëritur se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për integrimet evropiane të Serbisë dhe nga kjo arsye do të ishte mirë që Serbia të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të mos bllokojë përparimin e mëtejshëm të Kosovës.