E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Aleanca në Aleancë

Ish zyrtarë të lartë të Aleancës Kosova e Re të martën do të aderojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas një komunikate për media të AAK’së, bëhet fjalë për komplet Kryesinë e Degës së AKR’së në Prizren. Sipas komunikatës, vet lideri i AAK’së Ramush Haradinaj do t’i pres këta anëtarë të rinj të partisë publikisht në selinë e partisë.

Por nënkryetari i AKR’së Ibrahim Makolli e ka mohuar se bëhet fjalë për Kryesinë aktuale të kësaj partie në Prizren.

“Ata mund të kenë qenë pjesë e AKR’së më herët, por që tash nuk janë. Pra çdo qytetarë që nuk pajtohet me konceptin politik të AKR’së mund të largohet dhe të shkojë diku tjetër. Por, po them se ata që mund të shkojnë tani diku, nuk janë pjesë e AKR’së sepse partia jonë e ka degën në Prizren. Ata mund të jenë, ish-anëtarë të AKR’së”, ka thënë Makolli për Express.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›