E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e zëvendësministrave

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë kësaj jave do të shkarkojë dhe do t’ua ndërrojë sektorin një pjese të madhe të zëvendësministrave.

Burime të Express brenda Kryeministrisë bëjnë të ditur se një pjesë e madhe e zëvendësministrave do të përfshihen në këtë proces.

I dominuari i LDK’së për zëvendësministër të Integrimeve, Dardan Gashi, ka konfirmuar për gazetën se prej të martës pret të finalizohet çështja e emërimit të tij.

Sipas burimeve të gazetës, pritet që disa zëvendësministra të lëvizin nga një ministri në tjetrën, disa tjerë që janë edhe deputetë mund të mbeten vetëm në legjislativ dhe disa të tjerë të mbeten fare pa punë në ekzekutiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›