E Enjte, 5 Nëntor 2026

GP Sakhir, Leclerc menjëherë jashtë: Faji im, nuk e prisja lëvizjen

GP Sakhir zgjati shumë pak për SF1000 të Charles Leclerc, i cili, pas një kontakti me Racing Point të Sergio Perez, u detyrua të tërhiqej. Piloti i Ferrari-t, i cili “detyroi” edhe Verstappen të bëjë gabim, analizon atë që ndodhi. “Unë marr përgjegjësitë e mia, duke parë videon isha afër Max dhe u përpoqa ta parakaloja atë, por prisja që Perez të qëndronte nga jashtë”.

“Unë nuk dua të fajësoj Sergio, sepse ai nuk ka asnjë faj, u habita që ai arriti të futej përsëri brenda”, ka deklaruar Leclerc. Racing Point, pas kontaktit me Ferrarin, u kthye në bokse për një pit-stop dhe më pas u rikthye në garë.

Pas aksidentit, ka folur edhe për Verstappen, I cili për të shmangur dy mmakinat e përfshira në aksident, ka provuar një dalje anësore, që e bëri të përplasej. “Max nuk ishte I zemëruar. E pieta nëse kishim pasur kontakt mes nesh dhe ai mu përgjigj se kishte provuar të shmangte përplasjen me Serio, por nuk kishte arritur të kthehej më pas”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›