E Shtunë, 31 Tetor 2026

GP i Abu Dhabi-t Vettel ne pole position


Më në fund ia del mbanë Sebastian Vettel jo vetëm të marrë Pole Position në Cmimin e Madh të Abu Dhabi-t duke regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare, por edhe të barazojë rekordin e Nigel Mansell me 14 pole position brenda një sezoni, duke pasur shansin që ta përmirësojë atë në garën e fundit të këtij kampionati në Brazil.

Gjithesesi është treguar perfekt piloti gjerman i skuadrës Red Bull, i cili vetëm në momentet e fundit renditet i pari, duke i shuar entuzjazmin Lewis Hamilton e skuadrës McLaren që deri në ato momente ishin më të shpejtët.
Edhe me këtë vend të dytë, britaniku i McLaren-it ka shanse të mira për garën, ndërkohë që në të njëjtat pozita duket edhe shoku i tij i skuadrës, Jenson Button, i cili starton garën e Abu Dhabi-t nga linja e dytë bashkë me pilotin tjetër të skuadrës Red Bull, Mark Webber që regjistroi vetëm kohën e katërt më të shpejtë.

Pas tyre në linjën e tretë dy makinat Ferrari kanë dueluar me veten, duelin e skuadrës italiane sigurisht e ka fituar Fernando Alonso me kohën e pestë më të shpejtë, ndërsa shoku i tij Felipe Masa u rendit në vendin e gjashtë. Duelet spektakolare në këtë fundjavë kanë filluar që në provat e lira e zyrtare, duke premtuar për një garë edhe më të bukur, e cila do të transmetohet ditën e diel, si gjithmonë në Top Channel duke filluar nga ora 14:00.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vermicë - Merdar, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit
TCH, anëtar në rrjetin europian
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›