Shkeljet e tetorit ne Kuvend

Cfarë ka ndodhur në Parlamentin shqiptar gjatë muajit tetor? Raporti "Unë votoj" i lëvizjes Mjaft tenton të japë përgjigje në lidhje me punën e deputetëve, votimin e nismave ligjore dhe shkeljet që i bëhen rregullores së Parlamentit.
Si shkelje të parë të kësaj rregulloreje, Elton Kacidhja i Lëvizjes Mjaft, vecon përdorimin e gjuhës së ulët. Në raport përmendet konkretisht ky incident i datës 13 tetor, kur Berisha tha ndër të tjera tha shprehjen: “Ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca!”
“Nga kryetarja e Parlamentit që është moderatorja e seancave plenare, nuk pati asnjë lloj reagimi, asnjë tërheqje vëmendje për kryeministrin", thotë Kacidhja.
Raporti ndalet në një shkelje tjetër të rregullores, nenit 36. Mungesa e grupeve të interesit gjatë diskutimit në komisione, sipas Mjaftit, ka ndikim negativ në vetë cilësinë e ligjeve:
“Rastet kur një ligj brenda një viti kalon 5 herë në parlament shqiptar, pra rikthehet e rikthehet, ku i bëhen disa ndryshime, do të thotë që këtu miratohen ligje pa u konsultuar me grupet e interesit, që kalojnë në mënyrë të nxituar dhe jo racionale”, thotë Kacidhja.
Një problem tjetër, që përmendet në raport, mungesa e kuorimit në komisione parlamentare. Raporti përmend 3 raste: Më 4 tetor komisioni për politikën e jashtme, më 10 tetor komisionin për veptimtaritë prodhuese dhe më 25 tetor komisioni për ekonominë dhe financat, kanë diskutuar dhe miratuar projektligje pa pasur kuorimin e nevojshëm. Raporti përmend vecon edhe dy emra deputetësh, që gjatë muajit tetor nuk kanë qenë të pranishëm në anjë seancë plenare, Dritan Priftin dhe Rudina Seserin. Raporti mbyllet me listën e plotë të projektligjeve të miratuara gjatë seancave plenare në muajin tetor. Që prej janarit të vitit 2006, raporti "Unë Votoj" i lëvizjes Mjaft është publikuar një herë në vit. Kësaj here, i financuar nga fondacioni Soros, raporti do të jetë i përmuajshëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sikur të kishim shtet...
Leart Kola - Kriza greke në Shqipëri ka pasur përgjithësisht dy qasje në analiza. Meta: Reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe lënien mënjanë të retorikës apo fjalëve. Serbët e Bosnjes “mësyjnë” Tiranën
Një përfaqësi e madhe politike dhe biznesi e serbëve të Bosnjë- Hercegovinës “mësyu” Tiranën për të nisur një vizitë dyditore. Zyrtarët dhe biznesmenët e Republika Sërpska mësohet se në thelb të axhendës së tyre kanë zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Shqipërinë në disa fusha tepër strategjike. Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka besim se shumë shpejt do të ketë zhvillime pozitive në marrëdhëniet mes dy forcave kryesore politike. Ai thotë se e bazon optimizmin e tij, te mesazhet që ka mërrë sidomos nga faktori ndërkombëtar. Kthimi me sukses në mesjetë
Artan Lame - Udhët janë një nga elementet thelbësorë që ndikojnë jo thjesht në zhvillimin e një kombi, por ndoshta edhe në vetë krijimin dhe konsolidimin e tij.
Lajmet kryesore
Vermicë - Merdar, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit
TCH, anëtar në rrjetin europian
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë