GQ: Gregoraci, femra me e bukur e vitit

Versioni spanjoll i revistes “GQ” ka zgjedhur bashkeshorten e Flavio Briatore-s, Elisabetta Gregoraci, “femra me e bukur e vitit”.
Gjate nje feste te zhvilluar ne Madrid nga kjo reviste, Gregoraci ka marre cmimin prestigjoz, ku ajo eshte shfaqur ne nje forme fantastike, e shoqeruar ne cdo moment nga drejtori i skuderise Renault, me te cilin ka vendosur kurore prej 5 muajsh.
Per sa i perket anes profesionale te ciftit, Briatore vazhdon me intensitet te larte pune ne boten e motoreve, ndersa Gregoraci eshte kthyer ne ikone te linjes Billionaire.
Nuk mund te thuhet e njejta gje per famen e saj ne SHBA, ku pas publikimit te fotove te marteses, shume kritike e kane quajtur te pavend martesen me nje person 31 vjet me te madh, por Gregoraci nuk ka replikuar asnjehere, duke lene cmimet te flasin…