E Shtunë, 31 Tetor 2026

GQ publikon listën e femrave më seksi të mileniumit

Aktorja Katie Holmes është emëruar si femra më seksi e mileniumit nga revista GQ falë zhveshjes së robave në një film 13 vite më parë.

Paraqitja e Katie Holmes në filmin e vitit 2000 “The gift” vazhdon të jetë roli i saj më i popullarizuaar dhe për më shumë ky rol i dhuroi titullin e femrës më seksi në gjithë mileniumin.

Dekada që ka kaluar nga ajo kohë ka sjellë shumë ndryshime në jetën e saj: ajo u martua dhe u divorcua nga aktori Tom Cruise, u bë nënë dhe tashmë ka vendosur ta vazhdoj karrierën e saj kinematografike si yll në Broadway.

Katie la pas emra të famshëm si Beyonce, Mila Kunis, Marisa Tomei dhe Megan Fox. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›