E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dy herë më dështoi plani për martesë sepse mbetem shtatzënë”

Jessica Simpson ka pranuar se ka provuar dy herë të martohet me Eric Johnson por vazhdon të mbetet shtatzënë. 

Ata janë të fejuar prej dy vitesh, dhe Jessica e ka pranuar se ajo dhe Eric kanë planifikuar dy herë datën e martesës. Sidoqoftë ylli pranoi se ajo nuk e pati mundësi të bëhej nuse pasi që në të dyja datat ajo mbetej shtatzënë.

“Ne kemi planifikuar dy data të martesës, por ai vazhdon të ‘shënoj golë në mua’”, tha ajo duke qeshur.

32 vjeçarja është duke e pritur fëmijën e saj të dytë dhe tregoi se kjo shtatzani ishte krejt e paplanifikuar.

“Padyshim ky ishte plani i Zotit për jetën time. Unë ishte krejtësisht e shokuar pasi që po kaloja disa ndryshime hormonale pasi që po mundohesha të kthehesha në Jessica-n e vjetër. ishte thjesht një natë e zjarrtë dhe ndodhi, përsëri”, vazhdoi ajo. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›