E Hënë, 2 Nëntor 2026

GREQI – OKB: Tetori muaji më vdekjeprurës për migrantët që kaluan Egjeun

ATHINË, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Agjencia e OKB-së për refugjatët deklaroi se muaji tetor regjistroi numrin në të lartë të vdekjeve të emigrantëve në detin Egje.

‘’Katër persona u mbytën në incidentin e fundit pranë ishullit grek Lesbos të hënën, ndërsa 31 të tjerë u shpëtuan’’, deklaroi Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Kjo e çon numrin e të vdekurve në Egje vetëm për tetorin në 15, në shtatë incidente të ndara.

Që nga fillimi i vitit 2025, 37 persona kanë vdekur në Egje, me të paktën nëntë të raportuar të zhdukur, sipas UNHCR-së.

”Një total prej 24 aksidentesh u regjistruan pranë ishujve Lesbos, Samos, Rodos, Kios dhe Farmakonisi”, theksoi zyra e agjencisë në Athinë.

Agjencia ripërtëriu thirrjen e saj për mbështetje më të madhe për vendet pritëse në rajonet e origjinës, mbrojtje të shtuar përgjatë rrugëve të migracionit dhe alternativa të sigurta dhe ligjore për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›