E Enjte, 5 Nëntor 2026

GREQI – Shkaktuan zjarr në ishull, arrestohen 13 anëtarë të ekuipazhit të një jahti

ATHINE, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet greke kanë arrestuar 13 anëtarë të ekuipazhit të një jahti me dyshimin për zjarrvënie.

Thuhet se ekuipazhi lëshoi fishekzjarrë në ishullin e njohur turistik të Hidrës për të argëtuar mysafirët, por shkëndijat i vunë flakën pyllit të vetëm me pisha të ishullit.

Të dyshuarit fillimisht u përpoqën të shuanin flakët më pas thirrën zjarrfikësit dhe u larguan nga zona.

Njerëzit në bordin e varkave të tjera e panë aksidentin dhe e raportuan tek autoritetet, raportojnë mediat greke. Të arrestuarit do të sillen para drejtësisë, thanë zjarrfikësit.

Kryetari i bashkisë së ishullit shprehu zemërimin në një intervistë televizive, duke thënë se çfarëdo që të bëjnë autoritetet qendrore, komuniteti i ishullit gjithashtu do të ngrejë akuza kundër të përfshirëve. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›