Vizita ne Kuvajt Liri Berisha nenshkruhet nje grant ndihem per femijet shqiptare ne nevoje

Znj. Liri Berisha presidente e fondacionit Femijet Shqiptare me ftese te zv.kryeministrit te shtetit te Kuvajt-it z. Al Hammad zhvilloi nje vizite dyditore ne Kuvajt ne datat 11-12 janar me rastin e perurimit te Qendres Kuvajtiane te Autizmit. Ceremonia e hapjes ishte nen patronazhin e Shkelqesise se Tij Emirit te Kuvajtit si dhe ishte i pranishem Princi i Kurores shume personalitete te mirenjohura nga vendet e Gjirit dhe ambasadore te shteteve te ndryshme ne Kuvajt. Znj. Berisha u prit ne nje takim te vecante nga Kryeministri i Kuvajtit Shkelqesia e Tij Sheikh Nasser Al-Mohammed ne ambientet e Kryeministrise. Takimi u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore. Znj. Berisha falenderoi Kryeministrin per mbeshtetjen e vazhdueshme qe shteti i Kuvajtit ka ofruar gjate 20 viteve te fundit per popullin shqiptar si dhe per kontributin e cmuar per fondacionin Femijet Shqiptare. Nga ana e tij Kryeministri tha nder te tjera se marredheniet diplomatike dhe ekonomike ndermjet dy veneve jane shume te mira dhe do te forcohen akoma me shume ne te ardhmen.
Gjithashtu znj. Berisha u takua me zv.kryeministrin z. Al Hammad i cili shprehu nje interes te vecante per zhvillimet aktuale ne Shqiperi si dhe pergezoi znj. Berisha per angazhimin e saj ne ndihme te femijeve shqiptare. Gjate takimit u bisedua per projektet e ndryshme te fondacionit Femijet Shqiptare vecanerisht projektet te lidhura me problemet e Autizmit dhe mbeshtetjen e tyre nga shteti i Kuvajtit. Znj. Berisha falenderoi zv.kryeministrin per vleresimin pozitiv te aplikimit te fondacionit Femijet Shqiptare me miratimin e grantit te AEQAF ne mbeshtetje te projektit te Qendres Kombetare te Autizmit qe po ndertohet aktualisht ne Tirane. Ne perfundim te ketij takimi u organizua edhe ceremonia e firmosjes e marreveshjes se grantit midis Sekretares se Pergjithshme te AEQAF znj. Iman Mohammed Al-Humaidan dhe presidentes se fondacionit Femijet Shqiptare znj. Liri Berisha. Gjate kesaj vizite znj. Berisha u takua me pjesetare te oborrit mbreteror si dhe vizitoi disa qendra te trajtimit te femijeve me Autizem dhe probleme te zhvillimit.