Nis aplikimi per mastera part-time

Per here te pare qeveria ka miratuar ne fund te dhjetorit programe me kohe te pjesshme per master profesional aplikimi per te cilet kane nisur ne universitetet publike
Ka nisur ne universitetet publike aplikimi per masterat profesionale per kuotat part-time dhe studimet ne distance te miratuara me 29 dhjetor te vitit 2010. Burime nga universitetet publike bene te ditur se aplikimi do te vijoje deri ne javen e ardhshme dhe se aplikantet duhet te paraqesin dosjen e plote te dokumenteve nese duan te aplikojne.
Aplikimi
Aplikimi kryhet ne sekretarite e shkollave te larta nga ora 0800 deri ne oren 1600. Aplikantet duhet te kene perfunduar medoemos diplomen e nivelit te pare ose Bachelor. Ata duhet te paraqesin ne sekretari dosjen e aplikimit ku permbahet kopje e noterizuar e diplomes dhe e listes se notave nje dokument identifikimi dy fotografi nje kerkese me shkrim ku specifikohet dega ku aplikohet dhe dega e pare qe ka perfunduar aplikanti si edhe nje CV.
Pas dorezimit te dokumentacionit afati i fundit i te cilit eshte javen e ardhshme aplikantet do te presin mbledhjen e komisionit ad hoc i cili do te vendose se cilet jane fituesit. Kriter per kete do te perdoret vetem mesatarja e bachelorit nderkohe qe nese me shume se nje person kane te njejten mesatare atehere do te behet vleresimi i CV-se se aplikantit dhe njekohesisht do te intervistohen te interesuarit.
Kuotat
Edhe pse kishte deklaruar se nuk do te kete mastera me kohe te pjesshme Ministria e Arsimit kaloi nepermjet Keshillit te Ministrave me 29 dhjetor 2010 nje vendim qe percakton jo pak por nje mije kuota per mastera profesionale me kohe te pjesshme ose studim ne distance.
Cdo shtetas shqiptar qe zoteron nje diplome universitare se paku Bachelor te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje ne programet e studimit te ciklit te dyte me kohe te pjesshme dhe edukimin ne distance ne institucionet publike te arsimit te larte - percakton vendimi.
Kuotat e vecanta
Kuota te vecanta jane percaktuar edhe per ish-te perndjekurit politike. Kuota e pranimeve per ish-te perndjekurit politike ndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te listes se hartuar nga Instituti i Integrimit te te Perndjekurve Politike. Pranimet do te behen vetem ne rast te plotesimit te kritereve te vendosura nga institucionet publike te arsimit te larte - percakton vendimi i qeverise
Nderkaq shqiptaret nga trojet jashte kufijve te vendit dhe shtetasit e huaj qe do te vazhdojne studimet ne nje program studimi me kohe te pjesshme dhe edukimin ne distance ne institucionet publike te arsimit te larte i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare me perjashtim te rasteve kur me marreveshje zyrtare shteterore jane percaktuar menyra te tjera per tarifat.
Pagesat
Per sa i perket pageses studentet do te mund te paguajne me keste sipas vendimit te qeverise. Studentet e paguajne tarifen e shkollimit te ndare ne keste ne perputhje me kreditet e lendeve qe do te frekuentojne ne cdo vit akademik. Studenti i nenshtrohet tarifes se shkollimit per nje lende sa here e frekuenton ate. Studentet e shkelqyer nuk e paguajne tarifen e shkollimit - percakton vendimi i qeverise.
Perjashtohen nga tarifa e shkollimit aplikantet qe fitojne te drejten per te studiuar ne nje program studimi te ciklit te dyte me kohe te pjesshme dhe edukim ne distance ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2010-2011 te cilet u perkasin ketyre kategorive sociale te verbrit te shurdhrit invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike femijet qe gezojne statusin ligjor te jetimit femijet e familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres femijet e ish-te perndjekurve politike femijet rome dhe ballkano-egjiptiane.
Kuotat
a Kuota e pranimeve te reja ne programet e studimit
te ciklit te dyte me kohe te pjesshme 1040
b Kuota per transferim studimesh 40
c Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit
dhe shtetas te huaj 60
c Kuota per te perndjekurit politike 40