GSH: Kufiri detar, qeveria gënjeu Kuvendin
TIRANE- Qeveria shqiptare i kanë dhënë Kuvendit informacion të gënjeshtër lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Në relacionin që shënon propozimin për ratifikimin e paktit detar mes të tjerash thuhet se vec komunikimit diplomatik mes dy vendeve janë zhvilluar disa raunde negociatash me përfaqësues të palës greke gjatë dy viteve të fundit.
Sipas këtij pretendimi- shkruan sot GSH- në një shkrim të titulluar “Kufiri detar, qeveria gënjeu Kuvendin” bisedimet shqiptaro greke janë zhvilluar gajtë periudhës 2007- 2009. Por drejtoresha në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi është shprehur se takimi i parë dy palësh është zhvilluar në Athinë në 7- 8 prill të 2008. I njëjti pohim është shprehur para Gjykatës Kushtetuese dhe nga ana e përfaqësueses së Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferrllari si edhe zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kristaq Gërveni.
Pra, këtij realiteti që konfirmojnë tre përfaqësues të ekzekutivit nuk i përgjigjet informacioni i gënjeshtërt që qeveria i ka përcjellë Kuvendit në relacionin e projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të Shelfit Kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare”.
Ky është një tjetër rast i mospërputhjes së deklaratave lidhur me zhvillimin e negociatave. Paqartësia dhe dezinformimi ka shoqëruar shpesh deklaratat e zyrtarëve për skandalin e paktit detar me Greqinë.
Në datën 16 tetor, ish- sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi gjatë një konference të improvizuar për shtyp se, negociatat dypalëshe kishin filluar në vitin 2006.
Gjashtë ditë pas kësaj deklarate, pra në datën 22 tetor, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ftuar në një emision televiziv tha se ishte i painformuar për kohën e saktë të fillimit të këtyre negociatave.
Por, një tjetër version dha në datën 9 nëntor 2009 ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha. I ftuar në një tjetër emisionin televiziv deklaroi se “negociatat për marrëveshjen e përcaktimit të hapësirës detare mes dy shteteve tona kanë filluar në mars të vitit 2008 dhe janë mbyllur në prill të këtij viti.
Mungesa e transparencës është nëjra anë e errët e kësaj marrëveshjeje, nga ana tjetër sesa e cenon territorin shqiptar për këtë fjala i mbetet Gjykatës Kushtetuese.
(NEWS24/BalkanWeb)