E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Honeymoons” merr “Çmimin e Jurisë” në Festivalin e Francës

PARIS- Historia e “Muajt e mjaltit” që vendoset në Shqipërinë dhe Serbinë e ditëve tona, ka marrë një tjetër çmim në një tjetër festival jashtë vendit. Vlerësimi që i është dhënë nga juria është pikërisht “Çmimi i Jurisë” në Festivalin “Les Arcs” të Francës. Ky është i disati çmim që merr ky film në festivale ndërkombëtare ku ka marrë pjesë. Në të ndiqen fatet e dy çifteve që kanë vendosur të lënë vendlindjet e tyre në kërkim të një jete më të mirë në Evropën Perëndimore. Pas gjithfarë lloj incidentesh, kur çifti shqiptar mbërrin në një port të jugut të Italisë, nisin edhe problemet e tyre. I njëjti fat pret edhe çiftin serb, që udhëton me tren për në Bashkimin Evropian në kufirin hungarez. Edhe pse dy palët nuk i lidh asgjë me një incident të ndodhur në Kosovë ku humbën jetën dy ushtarë italianë të OKB-së, ata arrestohen në kufi dhe dyshohen për shkak të disa rrethanave të pafata.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›