E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSH: Policia e Shtetit edhe një vit pa uniforma

TIRANE- Stoqet në magazinat e rretheve duhet të mbajnë të paktën edhe 1 vit punonjësit dhe oficerët e policisë me uniforma. Ndryshe ata duhet ta blejnë me paratë e tyre në dyqanet që shesin uniforma policie në kryeqytet. E

dhe në rast se tenderi për prodhimin e uniformave të ligjshme për Policinë e Shtetit, do të realizohet sot, atëherë do të duheshin të paktën 200 ditë që firma fituese të gjente lëndën e parë dhe të zbatonte prodhimin dhe dorëzimin e uniformave për 7800 punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët trajtohen me veshmbathje.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për të shkurtuar shpenzimet administrative, që solli bllokimin e të gjithë tenderave të pazhvilluar apo dhe të atyre që ishin zhvilluar, por nuk ishin lidhur kontratat dhe bën të pamundur zhvillimin procedurave për përzgjedhjen e firmës prodhuese dhe pagesën e saj për uniformat. Në dy vitet e fundit me anë të procedurave që bien ndesh me legjislacionin dhe Kushtetutën është tentuar të zhvillohej vetëm një tender, në cilin u dyshua se po abuzohej duke rritur gati dyfish fondin për tenderin 650 mln lekë të reja me TVSh. Vonesat tashmë prej dy vjetësh të blerjes së uniformave, i kanë kushtuar gati 150 mijë lekë të reja në veshmbathje punonjësve të policisë.

Gazeta Shqiptare denoncoi skandalin e Policisë së Shtetit, e cila rezulton të mbajë një uniformë të nxjerrë të jashtëligjshme prej Këshillit të Ministrave në një vendim të janarit të vitit 2009, ku miraton një uniformë të re. Uniforma e re është bazuar me ngjyrën dhe elementë të uniformës së policisë Italiane, por veç disa kopjeve të veshura në manekinë, kur u bë prezantimi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk është prodhuar asnjë copë tjetër. Shkak u bë anulimi i tenderit të uniformave të policisë në verën e vitin të kaluar, dhe mungesa e organizimit të një tenderi edhe gjatë këtij viti.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›