Konfindustria: Po vonohet aplikimi i amnistisë fiskale
TIRANE- Konfindustria shqiptare shprehu shqetësimin sot, për vonesën e qeverisë në aplikimin e amnistisë fiskale në ekonominë vendase.
Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria vëren se periudha e tanishme, që përkon me kthimin e emigrantëve në vend, është periudha më e volitshme për aplikimin e faljes fiskale pasi do të ndikonte tek prurjet financiare në ekonomi.
"Aq më shumë do të ishte e rëndësishme kryerja e faljes fiskale dhe rritja e të hyrave financiare në ekonominë shqiptare pas shkurtimeve të thella qeveritare në buxhetin e ndryshuar në korrikun e vitit 2010", thuhet në këtë njoftim.
Konfidustria vijon me tej duke theksuar se vendet e tjera konkurente të rajonit po veprojnë me shpejtësi deri ne veprime të dëshpëruara për tërheqjen e flukseve financiare ndërkombëtare drejt ekonomive të tyre. Keshtu Mali i Zi ndërmori një nismë për shitjen e nënshtetësisë për qytetarët e huaj, që investojnë 500 mijë euro, Qeveria greke vendosi para pak kohësh fillimin e zbatimit me shpejtësi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta, qeveria aplikon ne menyre te perseritur falje fiskale.
Duke sjelle këto shembuj për Konfindustrinë është krejt e papranueshme që në një hapësirë kohore 20 vjeçare të ndryshimeve kaq të thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria të mbetet i vetmi vend në Europë përfshi edhe vendet e BE, që nuk ka kryer asnjë falje fiskale të vërtetë.
(s.g/balkanweb)