E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plazhi i Patokut pa investime

LEZHË- I famshëm për lagunat e shumta, Patoku vazhdon të mos jetë i njohur për bregdetin e tij, duke e lënë në mëshirë të fatit prej afro 12 vjetesh. Një plazh i cili për shumë vite, u konsiderua si perla më e lakmueshme e Shqipërisë së mesme dhe veriut, është kthyer në një bregdet, kjo për mosadministrim të pushtetit lokal dhe mos vlerësim të vlerave që mbart ky bregdet në vetvete.

Aktualisht Patoku, një bregdet i vogël në hapsirë frekuentohet kryesisht nga banorë të zonave përreth. Ata shprehen entuziastë me përbërjet kurative të këtij plazhi, por të pakënaqur me ambientin që ofrohet.

Me dhjetëra pushues mbushin gjithsesi plazhin e Patokut në Lezhë. Bregdeti i Patokut sikundër plazhet e tjera në vend, frekuentohet nga pushues ditorë, megjithëse numri i tyre është ende mjaft i vogël.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›