E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSH Shqiperia ne sekretet e Wikileaks

SHBA - WikiLeaks ka futur ne dosjet e veta sekrete edhe Shqiperine. Agjencia online qe u be e njohur ne mbare boten pak jave me pare per botimin e dokumenteve sekrete te ushtrise amerikane ka fokusuar edhe Shqiperine.
Behet fjale per konkurrencen ne sektorin e naftes ne vendin tone dhe raporti qe botohet nga WikiLeaks eshte krejt i panjohur nga media shqiptare por qe sipas informacionit te servirur nga agjencia online nuk behet e ditur kompania duke ruajtur sekretin. Kjo memo nga nje kompani qe nuk e jep emrin e lidhur me industrine e naftes ne Shqiperi jep detaje ne dukje te qellimshme dhe ndotje te zgjeruar te tokes nga kompania Bankers Petroleum ne zonen e Visokes ne Shqiperi.

Memoja sugjeron qe elemente te qeverise shqiptare jane te shqetesuar dhe ne menyre aktive jane duke mbuluar demin e shkaktuar. Ndotja eshte ne ate shkalle qe mund te shkaktoje dhunime ne US apo UK nderkohe qe ceshtjet e prezantuara ne kete memo nuk kane pasur vemendjen e shtypit thuhet ne faqen kryesore permbledhese te dokumentit ne Wikileaks. Megjithate duhet te verehet qe burimi refuzoi ti tregoje EumlikiLeaks emrin e kompanise qe ka shkruar memon si nje menyre per te mbrojtur veten e tyre prandaj ne jemi te paafte te verifikojme kete memo pa u hapur te gjitha faktet per nje hetim me te kujdeshem duke i lejuar ato.

Menyra e te shkruarit te ben te mendosh se materiali eshte shkruar nga nje kompani konkurrente e naftes keshtu qe mund te kete nje motiv per ekzagjerim hedh dyshimet e veta kompania online WikiLeaks. DOSJET SEKRETE Agjencia online WikiLeaks sikurse e thekson ne faqen e saj eshte nje sherbim publik multi-juridiksional per te ndihmuar aktivistet dhe gazetaret te botojne aty dokumente tejet sekrete. Sipas asaj qe shkruhet ne faqen e agjencise qe ne vitin 2007 kjo agjenci online eshte marre me te gjitha sferat ato korruptive por edhe politike.
Pak kohe me pare Wikileaks postoi me shume se 90 mije dokumente ne internet dhe pretendoi se ato mbulonin nje periudhe nga janari 2004 deri ne dhjetor 2009. Dokumentet sekrete te dala ne shesh thuhet se perfshijne detaje per bastisjet e zhvilluara nga nje grup sekret i operacioneve speciale amerikane kunder atyre qe zyrtaret amerikan i quajne objektiva terroriste dhe kryengritese te rendesise se vecante. Disa nga bastisjet thuhet se kane rezultuar ne vrasje te padeshiruara te civileve afgane.
Mes dokumenteve te publikuara jane edhe ato qe thuhet se pershkruajne friken se sherbimet e zbulimit pakistanez po ndihmonin kryengritjen afgane. Keshilltari i Shtepise se Bardhe per Sigurine Kombetare James Jones e denoi publikimin e dokumenteve. Ai leshoi nje deklerate duke e quajtur nxjerrjen e sekretit papergjegjshmeri dhe se publikimi i tyre jo vetem qe rrezikon jeten e amerikaneve dhe partnereve te tyre por gjithashtu kercenon sigurine kombetare.
Shkrimi eshte botuar ne Gazeta Shqiptare 1 shtator 2010
BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›