E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e taksistit arrestohen 3 adoleshente

Policia e Lezhes ka arrestuar tre adoleshente ne Lezhe dhe ne Kurbin per vrasjen e e taksistit nga Devolli Fredi Talelli. Pas arrestimit te tre personave te bere dje ne Bilisht te Korces per te njejten vrasje Policia e Lezhes ka arrestuar tre adoleshente ne Lezhe dhe ne Kurbin.
Ata jane J.Z me banim ne Kurbin A.S dhe K.Papleka me banim ne Lezhe. Te tre te arrestuarit jane te moshes 16 vjec. Policia ka sekuestruar armen me te cilen mendohet se eshte vrare taksisti.
Automatiku model 56 si dhe nje kreher me 40 fisheke u gjet pas kontrollit te bere ne banesen e 14-vjecarit J.Z.
Prova tjeter materiale qe lidh tre te rinjte me vrasjen e taksistit eshte dhe targa e makines.
Sipas policise ne vendin e quajtur Ishull Lezhe te komunes Shengjin te rrethit Lezhe ne nje kanal kullimi u gjeten nje targe automjeti DV 203 A.
Nderkohe diten e djeshme per vrasjen e taksistit u arrestuan 16-vjecari A.Xhacka banues ne Bilisht Elkero Ravani 21 vjec edhe ky banues ne Bilisht dhe 19-vjecarit Domeniko Kumrija banues ne Elbasan.
Nga te dhenat e grumbulluara dhe hetimet e kryera u arrit te zbardhet dhe motivi i kesaj ngjarje nga ku rezultoi se viktima Fredi Talelli eshte vrare me arme zjarri dhe me pas i eshte grabitur automjeti tip Benz C-klas se bashku me dy aparate telefonik celulare dhe sende te tjera personale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›