Dyshonin se i kishte shitur te policia vritet narkomani
Kalimtaret kane gjetur nje perdorues droge te ekzekutuar me plumb ne koke. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare nderkohe qe policia e kryeqytetit nuk ka dhene asnje njoftim zyrtar per te. Nga te dhenat e mbledhura vrasja e tij po hetohet per dy pista qe kane te bejne me borxhe per shkak te droges se blere dhe se dyshohej se kishte shitur shperndaresit te antidroga. Vrasja e cila mendohet se eshte mafioze ka ndodhur ne mes te dites ne mes te rruges ku ka pasur jo pak kalimtare ne rrugen Irfan Tomini ne Tirane. Erald Gjonaj ka mbetur i vdekur ne vend nderkohe qe ekzekutimi i tij me plumb ne koke eshte mesuar vetem kur ka mberritur ne spital. Nga deshmitaret ne vendin e ngjarjes mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1300 te se dieles. Ate dite Eraldi kishte dale me babane e tij per te pire nje kafe. Pasi kane qendruar bashke ne nje kafe dhe i ati i ka kerkuar qe ai te linte drogen pasi rrezikonte te vdiste jane ndare dhe djali 26-vjecar eshte nisur per te shkuar per te takuar dy shoke. Por pa ecur shume nje person dyshohet se e ka qelluar me plumb ne koke. Ai ka rene perdhe dhe fillimisht askush nuk ka degjuar krisma. Duke u habitur nga renia e tij kalimtaret e kane nisur per ne spital ku i riu nuk ka nxjerre gjak. Sapo ka mberritur ne spital Erald Gjonaj ka nderruar jete. Mjeket kane vene re se ai kishte marre nje plumb ne koke. Ne keto kushte policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Disa deshmitare kane treguar se kane degjuar krisma por dyshimet se ai mund te jete vrare me silenciator ekzistojne. Nga ana tjeter grupi hetimor ka marre ne pyetje babane dhe vellane e viktimes te cilet kane deklaruar se ai ishte perdorues droge por nuk prisnin qe ta vriste njeri. Gjithashtu ata jane shprehur se nuk kishin konflikte. Nga te dhenat mesohet se po ndiqen dy pista hetimore. E para ka te beje me ekzekutimin e tij per shkak se mund te kete mbetur borxh te shitesit e heroines. Ndersa pista e dyte ka te beje me ndonje larje hesapesh pasi shperndaresit e droges mendonin se ai spiunonte te policia.