Pese adoleshente ne krimin e tmerrshem
Zbulimi i trupit te taksistit Fredi Talelli nga fshati Pilur i Devollit solli edhe nje zbulim tjeter trondites vrasesit e tij jane te mitur. Nje bande 16 e 17-vjecaresh me anetare nga kater rrethe te Shqiperise qe ishin te afte te vrisnin per nje grusht para te fshihnin kufomen e provat e krimit dhe te mundoheshin te vazhdonin jeten sikur asgje te mos kish ndodhur.
ZbulimiFillimisht u gjeten autoret e krimit dy nga Bilishti dhe nje nga Elbasani. Per shkak te moshes ata nuk e perballuan dot presionin dhe treguan gjithcka. Pak para mesnates se te dieles trupi i 36-vjecarit Fredi Talelli u gjet prane nje rruge rurale midis fshatrave Korite dhe Podgorie te Rrethit te Korces. Ai ishte qelluar me nje plumb te vetem ne ije me automatik kallashnikov.
Vete autoret e krimit 21-vjecari Elkjero Revani dhe 16-vjecari Arnes Xh. jane bere udherrefyesit e policise. Trupi ishte thuajse i dekompozuar nje jave pas vrasjes dhe gjysme i zhveshur ashtu sic e kishin lene dy te rinjte nga qyteti i Bilishtit. Devollinjte treguan se vrasja ishte kryer per te grabitur parate qe kishte me vete viktima dhe mjetin e tij qe kishin menduar ta shisnin. Ata treguan se ne krim i kishte ndihmuar edhe Domeniko Kumria nga Elbasani kusheriri i njerit prej vrasesve i cili kishte marre persiper shitjen e Benzit. Por perpjekjet per te shitur makinen kane dekonspiruar grupin e krimineleve adoleshente qe nuk perbehej nga tre por nga gjashte veta tre prej te cileve u arrestuan dje ne Lezhe dhe ne Lac.
BandaDje ne mesdite grupit te tre te arrestuarve per vrasjen e Fredi Talellit iu shtuan edhe tre te tjere te tre te mitur 16 dhe 17- vjecare. Behet fjale per dy banore te qytetit te Lezhes dhe nje nga Laci te cilet kane lidhje familjare me njeri-tjetrin dhe nje me njerin nga dy devollinjte e akuzuar direkt per rrembimin dhe vrasjen e taksistit 36-vjecar. Drejtori i Policise se Qarkut te Lezhes Muharrem Furriku konfirmoi se ishin shoqeruar dhe nisur per ne Elbasan Kastriot P. 17 vjec Amarildo S. 16 vjec te dy nga Lezha dhe Jurgen Z. 16 vjec nga qyteti i Lacit.
Shoqerimi i ketyre tre personave u be ne baze te informacioneve qe na erdhen nga Policia e Elbasanit se ata ishin te perfshire ne krimin e rrembimit grabitjes dhe vrasjes se taksistit Fredi Talelli. Ne beme shoqerimin e tre personave dhe kryem kontrolle ne banesat e tyre nga te cilat zbuluam targen e taksise se grabitur si dhe armen me te cilen ishte kryer krimi tha Furriku.
Drejtori i Policise se Lezhes sqaroi edhe menyren se si ishte bere bashkepunimi mes dy devollinjve nje elbasanlliu dy lezhjaneve dhe nje laciani pese prej te cileve jane ende te mitur. Ka nje lidhje fisnore mes njerit prej te arrestuarve nga Bilishti dhe njerit nga Lezha por kryesorja eshte se dy nga keta persona frekuentonin shkollen mekanike te Lezhes. Aty jane lidhur e kane bere planet thote Furriku.
Per 2 mije euroDy mije euro dhe vetura. Kaq vlente jeta e taksistit per banden e adoleshenteve. Dy dite pas gjetjes se trupit policia ka zbardhur gjithcka ne lidhje me kete ngjarje tronditese. Sipas versionit te rindertuar te ngjarjes Elkjero Revani dhe Arnes Xh. e dinin se taksisti kishte me vete dymije euro. Te armatosur me nje kallashnikov ata kane hipur ne taksi si pasagjere ne qytetin e Bilishtit dhe i kane kerkuar ti coje ne Pogradec. Pak minuta pasi kishin nisur udhetimin kane nxjerre armen dhe e kane detyruar shoferin te marre nje rruge tjeter qe shkon nga fshatrat Korite e Podgorie per te dale ne autostraden Korce-Pogradec. Eumlshte nje rruge qe rrihet pak nga njerezit dhe makinat. Prane fshatit Korite kane ndaluar i kane zhveshur taksistit te gjitha rrobat e kane vrare me nje plumb te vetem dhe e kane fshehur kufomen pas nje ferre. Nga ketu kane filluar perpjekjet per fshehjen e provave qe shkuan deri ne Lezhe e Lac dhe per shitjen e makines qe solli edhe dekonspirimin e krimineleve te mitur.