GSHDNJ: Vonesat në Kapshticëe Kakavijë të patolerueshme
TIRANE - Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut dënon publikisht vonesat e palës greke në pikën doganore të Kapshticës e Kakavijës Kakavijës ku një numër i madh emigrantësh shqiptarë presin në radhë .
I indinjuar grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut i kërkon qeverisë të marrë masa për garantimin e të drejtave të shqiptarëve. GSHDNJ i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë jo vetëm sqarime nga autoritetet përkatëse greke por zgjidhje edhe garanci se raste të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.
“Është e patolerueshme që institucionet greke të aplikojnë qëndrime joligjore dhe masive ndaj shqiptarëve, në një kohë që vendi ynë është kategorizuar nga një frymë e theksuar bashkëpunimi dhe synon paralelisht integrim në strukturat euro-atlantike. “
DEKLARATA E PLOTE E GSHDNJ
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut me indinjatë të thellë reagon dhe dënon publikisht shfaqjet e ditëve të fundit në pikën doganore të Kapshticës dhe Kakavijës ku një numër i madh emigrantësh shqiptarë presin në radhë për shkak të vonesave që ka sjellë pala greke lidhur me proçedurat e kalimit të kufirit.
Përfundimi i festimeve të Pashkëve Ortodokse në Shqipëri dhe frika e ndalimit në kufi për shkak të toponimeve shqip në dokumentat e identifikimit të fëmijëve, ka detyruar emigrantët të kthehen më herët në vendet e tyre të punës duke regjistruar fluks dhe radhë në pikën kufitare të Kapshticës.
Në Kapshticë e Kakavijë bllokohet kalimi si pasojë e një defekti në sistemet e komjuterave të palës greke.
Situata më e ngarkuar paraqitej mbrëmjen e ditës së martë ku disa qindra emigrantë dhe mjete kanë qëndruar në radhë për orë të tëra në pritje për të kaluar kufirin pasi pala greke punonte vetëm me dy sportele.
Në këtë mënyrë evidentohet qartë se ,policia doganore greke vazhdon të ndjekë të njëtën praktikë si shumë vite më parë paçka faktit se tashmë emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen, përfshirë këtu edhe emigrantët tanë me vendbanim në Greqi janë të integruar plotësisht në shoqërinë demokratike të vendeve europiane.
GSHDNJ e shikon të nevojshme të evidentojë faktin se fenomene të tilla janë të përsëritura. Ato synojnë cënimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve tona sepse me këtë qëndrim evidentohet qartësisht një trajtim i pabarabartë.
GSHDNJ i konsideron sjellje të tilla jo vetëm shfaqje të dënueshme, por edhe tepër shqetësuese. Kemi parasysh faktin se ato ndodhen në një sektor të rëndësishëm siç është dogana mes dy vendeve të cilat janë organe absolutisht të kontrollueshme.
Është e patolerueshme që institucionet greke të aplikojnë qëndrime joligjore dhe masive ndaj shqiptarëve, në një kohë që vendi ynë është kategorizuar nga një frymë e theksuar bashkëpunimi dhe synon paralelisht integrim në strukturat euro-atlantike.
Është pikërisht kjo arsyeja që GSHDNJ i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë jo vetëm sqarime nga autoritetet përkatëse greke por zgjidhje edhe garanci se raste të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.
Ne kemi besim gjithashtu se edhe Qeveria greke do të reagojë për të zgjidhur probleme të tilla për të garantuar lirinë e lëvizjes mes dy vendeve sipas kuadrit ligjor.
Ne kemi gjithashtu bindje se edhe organizatat si motra greke nëpërmjet reagimeve të tyre do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshem të miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve tanë.
(sg/shqiptarja.com)