GaGa shpenzon dy milion euro

Lady GaGa ka shpenzuar 52 mijë funta për të bërë një vaskë të madhe për një paraqitje në një skenë të X Factor.
Ky nivel i ekstravagancës me në fund ka filluar që ta godas edhe xhepin e këngëtares.
Përpos kësaj në turneun e saj në Amerikën Veriore “Monster Ball Tour”, po ashtu ajo ka pësuar humbje edhe pse të gjitha biletat ishin shitur.
Shpenzimet e fundit flasin se ajo ka mbi-shpenzuar për këngët e saj deri me tani dy milion e gjysmë dollar.
“Thashethemet thonë se ajo ka shpenzuar shumë para pasi ka blerë veshje që kushtojnë shumë, pajisje teknologjike dhe dizajn të ndryshme. Ajo ka shpenzuar 500 mijë funta vetëm për një skenë. Por, Lady GaGa bën çfarë dëshiron. Gardëroba e saj është e madhe dhe ajo prapë dëshiron më tepër. Kjo normalisht që kushton”, ka thënë një burim.
Turneu i saj, i cili do të fillon në Britani në shkurt ka bërë që ajo të punon një skenë si banjo në skenën e X Factor.
Eh...këtu shpenzimet ende nuk janë bërë të ditura, por pritet të jenë të mëdha.