Liverpool, pas Lavezzit

Liverpool e do Ezequiel Lavezzin, por sulmuesi argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga Napoli në janar.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit, Frederic Guerra, në një intervistë dhënë ueb faqes angleze Sport.co.uk.
“Po, ka interesim për të nga Liverpool. Mirëpo, transferimi i Lavezzit është i pamundur, sepse Napoli dëshiron shumë para. Nuk mendoj se në janar do të ndodhë diçka”, u shpreh menaxheri i futbollistit.
Lavezzi ishte objektiv i Rafa Benitezit edhe verën që shkoi. Menaxheri spanjoll ishte i gatshëm të paguante 15 milionë euro.