E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, feston me fëmijët jetim në Kamzë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka festuar sot me fëmijët jetimë në Bashkinë e Kamzës. Asnjëherë nuk ndihem më e gëzuar dhe e lumtur se në të tilla momente feste dhe hareje kur sheh fëmijë që i gëzohen festave, u shpreh mes fëmijëve Kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit ka shpërndarë edhe dhurata për këta fëmijë duke theksuar se: "Gëzimi i një fëmije nuk ka çmim. Fëmijët nuk pushojnë kurrë së qenëri fëmijë. Nuk ka gëzim më të madh

sesa buzëqeshja e fëmijës tënd, u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Fëmijët janë bërë qendra e vëmendjes së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë këtyre ditëve të festave të fundvitit. Duke i ftuar fëmijët që të vijnë në parlament ajo tha se dera e tij është e hapur për të gjithë ata, sepse është shtëpia e të gjithë shqiptarëve.

Last Updated on E Shtune, 26 Dhjetor 2009 21:07

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›