E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristo Thano: Nuk kam marredhenie te mire me alkoolin Albina Gjergji

Talent i lindur, keshtu eshte cilesuar nga juria dhe publiku ish-finalisti i “X Factor Albania 1”, Kristo Thano, i cili keto dite ka lancuar kengen e tij me titull “Nje jete”. Me nje fabul dhe mesazh te forte, interpretuar nga vete vokalisti, kenga eshte pritur shume mire nga publiku e kjo verehet jo vetem nga klikimet e shumta qe ajo ka marre ne Youtube, por edhe nga komentet pozitive ne rrjetet sociale. I lidhur ngushte me muziken, Kristo tregon se ky eshte vetem nje fillim i mbare i karrieres se tij, por per te tjera materiale do te punoje me fort pasion edhe ne te ardhmen. Si lindi kjo kenge, ideja e klipit dhe e tekstit, feadback-u qe ka marre nga fansat, si dhe shume detaje te tjera, jo vetem nga jeta profesionale e kengetarit, por edhe ajo personale mund t’i mesoni me poshte.

“Nje jete”, titullohet kenga qe sapo keni lancuar. Si eshte pritur deri tani Kristo?

Ne fakt qe ne momentet e para qe kenga eshte lancuar ka pasur nje pritje te mire nga publiku dhe kjo eshte nje shenje e mire. I falenderoj tej mase shume, sepse publiku eshte vleresuesi me i mire per nje kenge dhe kengetar.

Sa kohe keni punuar per kete kenge dhe realizimin e klipit?

Per kengen kemi punuar rreth dy muaj, pasi kenga ka pasur disa versione ne fillim, derisa vendosem, ndersa per klipin eshte dashur pothuajse nje muaj qe te realizohet sic duhet.

Kush eshte autori i tekstit, muzikes, orkestrimi, pra bashkepunetoret tuaj?

Autori i tekstit jam une dhe kam vendosur qe cdo material per muziken time ta shkruaj vete, ndersa per muziken ka punuar Irkenc Hyka, nje kompozitor i ri shume i talentuar. Realizimi i gjithe kenges eshte punuar ne studion e Revolt Music.

Ne videoklip shikojme detaje pikante, qe s’para i kemi hasur ne realizime te tjera. E kujt ishte ideja e nje klipi te tille dhe cfare simbolizon kryqi qe ti mban ne shpine rrethuar nga flaket?

E gjithe ideja e klipit ka qene e imja, po ashtu edhe skena e kryqezimit. Ajo simbolizon shume dhe gjithsecili mund ta interpretoje ne menyra te ndryshme, ndersa une me te kam dashur te tregoja, se te gjithe gabojme dhe nje falje nuk mjafton per te shlyer gabimet, te pakten ato te dashurise jo. Keshtu mendoj une.

Fabula e kenges?

Fabula e kenges ben fjale per nje djale, i cili kerkon ate qe dikur nuk e vleresoi, sepse dikur i dukej dicka e zakonshme, por ne momentin qe e humbi kuptoi sesa e pamundur eshte te jetoje kur ajo nuk eshte me.

Vajza qe interpreton me ju ne videoklip eshte mikeshe e jotja, apo dicka me shume?

Jo. Eshte nje thjesht nje perzgjedhje e produksionit, pra figurante qe interpreton rolin e saj ne videoklip.

Jeni i dashuruar Kristo dhe kush eshte vajza? Domethene eshte emer i njohur?

Po, jam i dashuruar dhe vajza preferoj te mos behet publike. Nuk eshte emer i njohur, por ndjek studimet e larta dhe jemi shume mire bashke.

Cfare vlereson me shume tek karakteri i saj?

Normalisht sinqeritetin, dashurine qe me jep, sesa me vlereson dhe perkujdesjen qe ajo ka ndaj meje.

Po ne aparence, cili eshte detaji qe te bie me shume ne sy teksa takon nje femer?

Fytyra. Cuditerisht me terheqin shume disa mimika fytyrash, me pas trupi, duart e gjithcka tjeter. Femra ne teresi eshte e bukur, keshtu qe duhet vleresuar ne kompleksitet.

Jeni frekuentues i jetes se nates dhe si ju duket ajo e kryeqytetit?

Po e frekuentoj jeten e nates, por shume pak per qejf. Me shume per pune, pasi une kendoj muzike live dhe kjo eshte pjesa qe une e bej me me motivim.

Alkooli, raporti qe keni me te?

Nuk kam marredhenie te mira me alkoolin.

Muzika juaj e preferuar, kengetari shqiptar dhe i huaj qe pelqeni me shume?

Me pelqen cdo lloj zhanri muzikor, mjafton qe muzika te jete e bukur. Ndersa sa i takon shijeve te mia personale per kengetaret e preferuar, ata jane: Alban Skenderaj , Aurela Gace, Besa Kokedhima, Ardit Gjebrea, Juliana Pasha dhe shume te tjere. Shqiperia ka kengetare mjaft te mire dhe une jam krenar per kete fakt.

Keni nje muze ne muzike?

Sigurisht qe kam muze. Kam shume, kryesisht per parimet qe une kam ne cdo kenge qe do vije do tregohet edhe nga nje moment i shkeputur nga ato cka une kam perjetuar. Pra muza ime eshte personale, dicka e brendshme, e cila me frymezon per te shkruar dhe kenduar.

Kristo, ju jeni nje personazh i dale nga “X FACTOR Albania 1”, gjithashtu dhe finalist i ketij spektakli. Si ka qene jeta jote pas perfundimit te tij?

Normalisht “X Factor 1” le te themi ka qene shtepia, ku une kam lindur. Jeta ime pas perfundimit te “X Factor Albania 1” ka ecur normalisht, si gjithmone, thjesht une kalova ne nje status tjeter. Por perseri ngela i njejti.

Me cfare jeni marre momentalisht?

Me shkollen dhe normalisht me pune dhe aktivitete te ndryshme.

E ka ndryshuar jeten tende ne nje fare menyre kjo gare muzikore?

Po, normalisht qe po. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Cdo gje ndryshoi.

Nje opinion per edicionin e dyte te tij dhe fituesen e “X Factor Albania 2”?

Me pelqeu. Nuk eshte se e kam ndjekur rregullisht, pasi kam qene i zene me angazhime te ndryshme, por nga fundi e kam pare shume dhe OK, une isha per Natyralet ne finale, por Aldo dhe sidomos Arilena jane yje me shume cilesi dhe normalisht publiku i vleresoi. Ju uroj shume suksese te gjitheve.

Bashkepunimet, c’mendim keni per to dhe a do ju shohim ne ndonje bashkepunim juve?

Personalisht kam qene gjithmone pro produksioneve qe bej vetem-solo, por kete vere do te kem edhe bashkepunime. Uroj te ece gjithcka mbare.

Koncertet, sa aktiv jeni me organizime te tilla?

Kam pasur shume kohet e fundit dhe ndjehem mire per kete gje. Kam qene goxha aktiv neper koncerte dhe falenderoj publikun qe vlereson zerin dhe pranine time ne cdo event qe me ftojne.

Jeni fans i muzikes “live” dhe c’mendim keni per te kenduarin me “playback”?

Pfff… nuk eshte se dua t’i ofendoj ata qe kendojne “playback”, por te jene te sigurt qe nuk jane duke kenduar, por… mbase duke performuar.

Keni bere dhe a do benit kompromise ne muzike Kristo?

Jo. Eshte e vetmja gje qe nuk kam bere dhe nuk do te bej kompromise. Kete e kam vertetuar tashme.

Si do ta pershkruanit lidhjen qe keni me muziken?

Kam disa gjera te shenjta ne jete, sic eshte familja dhe vajza qe dua. Muzika eshte nje nder to, qe i ruaj dhe vleresoj me se shumti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›