E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportet “Made in Albania”, dy-fishohen me mjaft vende Eglantina Nasi

Prodhimet shqiptare po njohin gjithmone e me teper, nivele te larta tregtimi ne vendet e tjera. Kete e faktojne edhe shifrat me te fundit te ofruara nga Instituti i Statistikave, mbi tregtine e jashtme per muajin prill te ketij viti. Sipas te cilave, eksportet “Made in Albania”, vetem pergjate ketij muaji kane njohur nje rritje deri ne nivelin prej 16%. Duke vijuar ne kete menyre trendin e tyre rrites te viteve te fundit. Ne shufra konkrete, INSTAT tregon se nga 17.995 milione leke qe rezultuan eksportet shqiptare vetem per muajin prill 2012, nje vit me pas, per prillin 2013, kjo kuote arriti deri ne shifren e 20.593 milione lekeve. Dukuri kjo qe konfirmohet edhe nese bejme nje krahasim mes shifrave ne teresi per eksportet e mallrave “Made in Albania” gjate gjithe 4-mujorit te ketij viti, me te njejten periudhe te vitit te kaluar, 2012. Respektivisht, ato rezultojne ne nivelet prej 63.409 dhe 73.886 milione leke. Nga ana tjeter, nje dukuri mjaft interesante qe bie ne sy nga analiza krahasuese e tabeles statistikore te INSTAT-it, eshte ajo se me mjaft vende, Shqiperia i ka dyfishuar eksportet e saj. Konkretisht, te dhenat e INSTAT-it tregojne se gjate muajit prill te ketij viti, jane dyfishuar eksportet “Made in Albania” per ne Gjermani, respektivisht nga 1.439 milione leke te realizuara ne muajin prill te vitit pararendes, 2012, me 2.875 milione leke pergjate muajit prill te ketij viti. Sikunder, e njejta gje duket se ka ndodhur edhe me Spanjen, ku eksportet nga 5.824 milione leke te realizuara ne muajin prill 2012, per kete vit, me kete vend arriten deri ne nivelin prej 11.154 milione lekesh. Por edhe me Kinen e larget, ekspertet shqiptare duket se kane shfaqur “ekspansionin” e tyre gjate kesaj pranvere. Duke u kuotuar deri ne nivelin e 3.636 milione lekeve per muajin prill 2013, nga vetem 1.258 te tilla, pergjate te njejtit muaj respektiv, te nje viti me pare. Cka tregon se mallrat “Made in Albania”, po shkojne larg e me larg ne distance hapesinore. Por edhe me afer, ne vende si Maqedonia, dukuria duket se eshte e ngjashme, me shifrat respektive te eksporteve prej 1.354 milione lekesh per muajin prill te ketij viti, nga vetem 650 te tilla gjate vitit te kaluar. Apo me Kosoven, eksportet me te cilen arriten deri ne 4.670 milione leke gjate ketij muaji prill, krahasuar me vetem 3.895 te nje viti me pare etj. Dukuri kjo, qe konstatohet ne teresi, edhe me eksportet qe Shqiperia realizon me vendet e Bashkimit Evropian. Konkretisht, me to, Shqiperia gjate muajit prill 2013, ka realizuar 57.857 milione leke eksporte, nga vetem 51.592 te tilla nje vit me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›