E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi i sekretares i kushton shtrenjtë Pepsit

Sipas deklaratës të vetë firmës PepsiCo, sekretarja e kompanisë kishte harruar të vendoste kërkesën e gjykatës në dosjen përkatëse, duke bërë që autoritet e kompanisë të mos kishin dijeni për një çështje të tillë deri një javë pas vendimit të marrë nga gjykata. Dy persona nga  Wisconsin, përkatësisht Charles Joyce dhe James Voigt kishin paditur në muajin prill kompaninë PepsiCo se u kishte vjedhur idenë e prodhimit të ujit të pijshëm nga ta duke u kërkuar një dëmshpërblim prej 75 mijë dollarësh.

Duke qenë se kompania nuk iu përgjigj disa herë thirrjeve të gjykatës, ajo mori vendimin të të gjobisë kompaninë me 1.26 miliard dollarë pa u bërë asnjë seancë gjyqësore.

Autoritetet e PepsiCo kërkuan anulimin e këtij vendimi dhe mundësinë t’i përgjigjeshin këtyre akuzave “të dyshimta”.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›