Gabo s’është çmendur

“Nuk dua ta komentoj jetën private të Gabo’s, por them me bindje se nuk ekziston asnjë diagnozë medicinale e deminencës senile”, shkroi në Twitter Jaime Abello, drejtor i New Journalism Foundation, raporton agjencia AFP.
“Ju lutem, ndalini më me porositë e përkrahjes. Gabo nuk është çmendur. Ai vetëm është një njeri në moshë, i cili ka filluar të harrojë nga pak”, shtoi ai.
Ndryshe, New Journalism Foundation është themeluar në vitin 1994, në qytetin Cartagena.
Vëllai i shkrimtarit 85-vjeçar, Jaime Garsia Marquez, i tha javën e kaluar ditores meksikane ‘El Universal’ se fituesi i Çmimit Nobel vuan nga “deminenca senile”.
“Ai ka probleme me kujtesën. Në familjen tonë të gjithë përfundojnë me deminencë senile. Edhe unë kam filluar të vërej tek vetvetja disa komplikime të tilla, por ai tashmë po vuan shumë”, tha vëllai i ri i Gabo’s.
I dobësuar nga kanceri, Gabriel Garsia Marquez nuk ka shkruar më asgjë që nga romani i tij i fundit “Kujtimet në Laviret e Mia të Dëshpëruara”, të cilin e botoi në vitin 2004.
Sivjet mbushen 30 vjet që prejse Marquez fitoi Çmimin Nobel për Letërsi. Romani i tij “Njëqind Vjet Vetmi” është përkthyer në 35 gjuhë botërore dhe është shitur në mbi 30 milionë ekzemplarë.