E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Interit bojkotojnë fanellën e kuqe

Një grup i tifozëve të Interit ka shprehur hidhërimin ndaj kryesisë së klubit për zgjedhjen e ngjyrës së kuqe për fanellën e dytë të skuadrës për sezonin e ri.

“Ajo ofendon historinë dhe traditën tonë”, ishte porosia e tyre për presidentin e Interit, Massimo Moratti. Grupi ‘Curva Nord’ i ka bërë apel të gjithë tifozëve: “Ngjyra e kuqe i takon skuadrës tjetër të qytetit. U bëjmë thirrje tifozëve të mos e blejnë këtë fanellë, të kuqe, dhe të mos vijnë me të në stadium!”.

Në letrën e hapur të dorëzuar te presidenti Moratti, tifozët kanë kritikuar edhe dizajnuesit e fanellës së re duke shtruar pyetjen: “A e keni përcjell ndonjëherë derbin Madonina?”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›