E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaboi Presidenca

Edita Tahiri e ka kundërshtuar propozimin e Presidencës se duhet të bisedohet me strukturat serbe të Veriut. Ajo ka thënë se është qëndrim i gabueshëm dhe jashtë realitetit të thuhet se strukturat paralele serbe janë legjitime. Sipas saj, institucionet e Serbisë në atë pjesë të Kosovës duhet të zhbëhen. Në një prononcim për Express, Zëvendëskryeministrja ka folur edhe për takimin e radhës në Bruksel me palën serbe.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve të Presidencës se institucionet e dala nga zgjedhjet e Serbisë në Veri të Kosovës janë legjitime.

Zëvendësja e Kryeministrit Thaçi ka thënë se strukturat e Serbisë në Veri duhet të zhbëhen pasi janë jolegale dhe jolegjitime.

Megjithëkëtë, para dy ditësh, Këshilltari i Lartë i Atifete Jahjagës, Ramush Tahiri ka thënë se në Veri nuk ka struktura paralele, por ka institucionet legjitime, me të cilat duhet të bisedojnë institucionet e Kosovës.

Kjo deklaratë është cilësuar e gabueshme nga Edita Tahiri.

“Ky është një qëndrim i gabueshëm. Besoj se është deklaratë e gabueshme, përndryshe ndërhyrja ilegale e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës daton qysh nga përfundimi i luftës. Serbia në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe me rezolutat e OKB’së ka bërë shkelje dhe tash edhe në aspektin e integrimeve europiane, ajo bën shkelje të standardeve të BE’së, sepse parimi i fqinjësisë dhe i bashkëpunimit rajonal janë dy prej kushteve kryesore të shteteve për t’u bërë pjesë e BE’së”, ka thënë ajo.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›