Traore largohet në janar
Do të përfundojë ende pa filluar aventura e mesfushorit Bakaye Traore në Milan, ka njoftuar uebfaqja Calciomercato.com.
Gjiganti milanez ka vendosur të largojë mesfushorin francez së paku në formë huazimi, gjatë afatit kalimtar të janarit. Traore ka hasur në vështirësi të adaptohet në San Siro dhe deri më tani ka zhvilluar vetëm 54 minuta kundër Cagliarit, në xhiron e pestë të Serisë A.
Trajneri Massimiliano Allegri spekulohet se ka vendosur të lejojë largimin e 27 vjeçarit i cili erdhi në klub gjatë verës si futbollist i lirë nga Nancy.