Kuçi: Mirë që LDK-ja e ka kuptuar se nuk mund t’i fitojë zgjedhjet

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, e sheh jorezultativ përcaktimin e fundit të LDK-së, që t’i bëjë bashkë të gjitha partitë me orientim të djathë në një koalicion parazgjedhor.
Atij i vjen mirë që LDK-ja së paku e ka kuptuar se nuk mund t’i fitojë zgjedhjet si e vetme.
“LDK-ja nuk është forcë që duhet të gravitojnë qytetarët e as subjektet tjera politike me identitet... Tendencat e tilla janë shpresë për anëtarësinë e thyer të LDK-së, por që nuk do të kenë rezultate si shpeshherë më parë”, ka thënë Kuçi, shkruan sot Koha Ditore.
Zgjedhjet në Ferizaj dhe Kaçanik, sipas tij, janë barometër i mirë për skenën politike të vendit.
Për dallim nga LDK-ja që pretendon të lidh aleancë me subjektet politike, PDK-ja, sipas Kuçit, ka një aleancë shumë më të gjerë.