Gabriel Garko, serish beqar per shkak te tradhtise
Eshte nje prej meshkujve skenike me te lakmuar per momentin. Eshte pa dyshim, etalon i djalit te bukur dhe te suksesshem, qe arrin te beje pas vetes mijera femra. Dhe ndoshta pikerisht per te gjitha keto arsye, Gabriel Garko nuk arrin t'i qendroje besnik nje dashurie. Por tani aktori hedh pas kraheve te shkuaren, kur rendte pas femrave dhe per "Diva e donna", tregon momentin e tij te veshtire. "Ne keto momente jam beqar. Me te dashuren jemi duke jetuar nje pauze reflektimi", shprehet ai duke folur edhe per besnikerine. "Ne te shkuaren me ndodhnin shume histori dhe nuk ishte e lehte t'iu rezistoja. Kur je i ri eshte e veshtire te qendrosh besnik", pohon. Por duket, se pikerisht per shkak te vemendjes se tepruar ndaj femrave te tjera, mori fund edhe historia e tij me Eva Grimaldin, me te cilen pati nje lidhje relativisht te gjate, 4 vjecare. "Kur je i ri, je gjithmone ne kerkim te dickaje me te mire, nga ajo, qe po jeton dhe fatkeqesisht je edhe shume egoist. Mendon me shume per kenaqesine tende, se sa per ate te partnerit", shprehet Garko. Shume flirte ne jeten e tij, disa te vertete dhe te tjere te supozuar. Por ai vete nuk pranon te dale kurre hapur: "Nuk me pelqen te flas per jeten time private", shpjegon aktori, qe gjithsesi nuk mund ta fshehe, se po jeton nje pauze reflektimesh dashurie. Dhe keshtu bukuroshi i ekranit rikthehet serish ne baze, dhe ne sheshin e xhirimit, ku do te jete perkrah Serena Autierit, me te cilen pati edhe nje lidhje romantike. Por pas pas 6 muajsh pasion, do te vinte edhe lamtumira. Me sa duket ajo kerkonte dicka me teper, ndersa aktori nuk ishte ende i gatshem per t'u impenjuar. Por edhe pse serish do te punojne, se bashku, duket se kjo marredhenie e dikurshme nuk do te cenoje punen: "Jemi dy profesioniste dhe do te sillemi si te tille", thote Gabriel, duke shtuar: "Nuk jam shtirur kurre ne ndjenja dhe kush me njeh, e di. Nga e ardhmja pres qetesine". Nuk dihet nese me kete qetesi, aktori kerkon te nenkuptoje edhe ndalimin e udhetimeve te gjata flirtuese, apo ndoshta edhe rikthimin tek e dashura e meparshme.