E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e librave, librarite ende bosh

Edhe pse u premtua se me daten 1 gusht do te niste shperndarja e teksteve shkollore ne cdo librari, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Shperndarja ka nisur vetem prej disa ditesh, nderkohe qe kerkesat nga ana e nxenesve jane te medha dhe perballe saj librarite kane mangesi te theksuara. Shitesit ne librari thone se mangesite me te medha ne furnizimin me tekste shkollore i perkasin ciklit 9-vjecar, por krahasuar me vitin e kaluar situata eshte permiresuar. Nderkaq premtimi qe ka bere Ministria e Arsimit eshte se pas dates 15 gusht te gjithe librarite do te furnizohen plotesisht, ndersa fluksi ne dyert pritet te rritet. Nderkaq pas pajisjes me tekste shkollore nxenesit duhet te paguajne faturat prane shkollave ku ata mesojne. Sikurse ka bere te ditur Ministria e Arsimit dhe e Shkences, sivjet do te kete subvencionim per nxenesit e shkollave te mesme. Nje gje e tille ka shkaktuar rritim tek keta te fundit, te cilet shprehen se shteti duhet te miratoje njefare subvencionimi edhe per ta, spse nuk kane mundesi qe t'i blejne te gjithe librat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›