E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi, serish ndryshon look dhe fluturon drejt Dhermiut

Kete radhe ka vendosur te fluturoje. Jo me avion dhe as me parashute, por permes muzikes. Dhe ndalesa e radhes eshte Dhermiu. E kemi fjalen per Rozana Radin dhe kengen e saj te re "Fly" (Fluturoj). Nje kompozim i Adi Hiles, qe vjen me vargjet e Avni Qahilit. Mund te duket paksa e cuditshme, por keshtu eshte vertet. Kengetarja, qe tashme njihet edhe si autore tekstesh ne shume kenge, vargjet e saj ia ka besuar nje tjeter krijuesi. Sa per kengen? Cfare prisnit tjeter ne nje vere te mbushur me krijime te reja? Do te jete nje kenge verore, shume alegro, qe mund te vije e tille vetem fale nje bregdeti te mrekullueshem, qe do te sherbeje si skena gjigante e regjistrimit te videoklipit. Shume shpejt Rozi do te niset drejt Dhermiut, se bashku me stafin realizues, per te perfunduar xhirimet e klipit, qe pritet te jete me pas ne ekran. Por ajo, qe nuk mund te neglizhojme kete radhe eshte edhe ndryshimi i look-ut. Pasi hoqi floket bjonde dhe i ktheu ne nje geshtenje te erret perpara dy javesh, tani serish Rozi ka vendosur te behet brune e theksuar. Dhe i gjithe ky ndryshim brenda nje kohe shume te shkurter. Me sa duket, kengetarja eshte ne kerkim te nje look-u krejt rinovues per t'u shfaqur ne videoklipin e ri. Por per te pare se si do te duket me floket e zeza, duhet te presim edhe disa dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›