Gabuan me shitjen e Robben e Sneijder

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger, e ka kritikuar edhe një herë ‘pazarin’ e verës së kaluar të Realit të Madridit. Merengues shitën dy futbollistë mjaft kualitativë si Sneijder dhe Robben, që janë bërë futbollistët kryesorë në ekipet përkatëse, Inter dhe Bayern Munchen.
“Jam i befasuar me faktin se si kanë hequr dorë nga këta lojtarë në atë mënyrë. Ndoshta këtë vit ia vlen të shkosh në dyert e stadiumit Bernabeu dhe ta shikosh se cilët futbollistë do t’i lëshojnë”, tha francezi për revistën zyrtare të “Topçinjve”.