E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtojnë mbështetje dhe angazhime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Lutfi Haziri, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Andrew Sparks.

Pasi e përgëzoi për postin e ministrit, Ambasadori Andrew Sparks theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta përkrahë MKRS-në në të gjitha fushat e saj, duke veçuar me këtë rast realizimin e projektit të përbashkët të databazës për trashëgiminë kulturore.

Ndërkaq, Ministri Haziri, pasi e falënderoi Ambasadorin Sparks për mbështetjen, tha se ai gjatë këtij mandati do të fokusohet në rritjen e buxhetit të MKRS-së, si dhe në prioritetet e kësaj ministrie në fushën e kulturës, të rinisë dhe të sportit, duke përfshirë këtu sidomos realizimin e projekteve që lidhen me trashëgiminë kulturore.

Më tutje, Ministri Haziri nënvizoi se MKRS, përmes federatave sportive dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, do të angazhohet që sportistët e Republikës së Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në vitin 2012 në Londër. Përmes pjesëmarrjes në aktivitetet sportive ndërkombëtare, shtoi ai, sportistët kosovarë do t’i prezantojnë vlerat dhe shkathtësitë e tyre sportive në fushat e ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›