Gadafi, azil në Serbi?

Gadafi-Tadiç
Fatima Mahmud, nga Këshilli i Përkohshëm Kombëtar i Libisë tha se Muamar Gadafi mund të ketë aplikuar për azil në Çad, Algjeri, Venezuelë, Kroaci dhe Serbi.
Ne kemi informacione se në qoftë se Diktatori nuk është kapur apo vrarë, ai mund të kërkojë azil në pesë shtete më të cilat deri më tash ka pasur marrëdhënie të mira, tha Mahmud.
Është e njohur se Gadafi ka raporte të mira me politikanët e këtyre pesë shteteve. Dihen marrëdhëniet shumë të mira më Serbinë, shtoi Mahmud.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se forcat rebele kanë rrethuar disa palate, në të cilat mendohet se ndodhet Gadafi dhe djemtë e tij.
Por, ky i fundit, vetëm pak pas këtij lajmi ka shpërndarë një mesazh audio, në të cilën thotë se, libianët nuk janë italianë apo franceze. Nuk janë kolonialistë. Libia është e libianëve. Ne nuk jemi minj të kolonialistëve.