Neritan Ceka: Topalli, presidentja e ardhshme
Aleati i demokratëve dhe këshilltari i kryeministrit Berisha, kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka, është shprehur pro kandidimit të Jozefina Topallit për presidente.
Gjatë një interviste për Ora-News, Ceka ka thënë se presidenti i takon Partisë Demokratike dhe për këtë arsye ai është shprehur se mbështet kandidaturën e Jozefina Topallit.
Ndërsa lëvizjen e radhës të kryesocialistit Edi Rama, me propozimin për ndryshimet në Kushtetutë, Ceka e ka cilësuar taktikë hileqare për të marrë pushtetin në tavolinë.