E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi jetë nën tendat e shkretëtirës libiane

Ish-udhëheqësi libian Moamer Gadafi dyshohet se po kalon ditët e fshehjes së tij me shumë komoditet nëpër tenda në ndonjë nga saharat e Libisë. Agali Alambo, një pjesëtar i fisit etnik Tuareg dhe i afërt me Gadafin ka theksuar se ish-udhëheqësi libian, me komoditet jeton në shkretëtirë dhe se ai mund të qëndrojë aty pa braktisur asnjëherë vendlindjen e tij, për të ikur në ndonjë shtet tjetër.
Alambo, është udhëheqësi i karvanit të mbështetësve të Gadafit që javën e kaluar kishin mbërritur në Niger dhe kishin kërkuar strehim politik.
 

“Unë e njoh shumë mirë udhëheqësin libian dhe ajo që njerëzit nuk mund të kuptojnë është fakti se ai në shkretëtirë mund të qëndrojë me vite”, ka theksuar Alambo.
 

Sipas tij, Gadafit nuk i duhet strehim, por ai dëshiron një jetë normale nën tendë, mbi rërën e shkretëtirës, të pijë qumësht deveje dhe se kjo është një jetë e preferuar e tij, që e kishte praktikuar disa herë si piknik gjatë regjimit të tij.
Alambo ka theksuar se Gadafi është nën përkujdesjen e njësisë speciale të përbërë nga anëtarë të familjes së tij, pasi ata janë njerëzit që më shumti i beson Gadafi.
 

Vetëm djali i tij i vogël, Al – Sadi Gadafi, dikur një figurë e revistave botërore dhe një futbollist pa karrierë, ka mbërritur në Niger me mbështetësit e babait të tij, kryesisht gjeneralë ushtarakë, të cilët kishin udhëtuar mbi 1.600 km nëpër shkretëtirë. Tërheqja e shumicës së gjeneralëve u bë, pasi ata kishin humbur kontaktet me udhëheqësin e tyre Gadafi.
Fisi nomad Tuareg, që jeton rreth kufirit të Libisë që kufizohet me Nigerin, Mali, Algjerinë dhe Çadin, është një nga fiset më besnike dhe mbrojtëse të Moamer Gadafit. Ky fis i ka bërë presione Nigerit që të garantojë strehim politik për pjesëtarët e regjimit të Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›