Siri, forcat e sigurisë vrasin 8 persona

Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur në Siri gjatë ditës së djeshme gjatë operacioneve të forcave të Sigurisë.
Lajmi është konfirmuar nga aktivistët sirianë të të drejtave të Njeriut.
Siria është përfshirë prej disa muajsh nga protesta masive kundër presidentit, Bashar Al Assad, të cilit i kërkohet largimi nga pushteti.
Sipas OKB-së të paktën 2600 persona kanë humnbur jetën në Siri gjatë 6 muajve të fundit.