E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vijojnë zbarkimet e emigrantëve në Lampeduza

Një barkë prej 98 emigrantësh ka zbarkuar pas mesnatës në brigjet italiane të ishullit të Lampeduzas.
 

Zbarkimi e emigrantëve të ardhur nga Tunizia është ndihmuar nga një anije e Guardia Di Financias.

Edhe këta emigrantë të ardhur së fundmi do të vendosen në qendrën e imigrantëve.

Në këtë qendër gjatë paraditës së djeshme shpërtheu një revoltë pasi pritej ekstradimi i 100 emigrantëve tunizianë në drejtim të vendlindjes së tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›