SHBA, evakuohen pasagjerët e një avioni
Një avion i "United Airlines", me të cilin udhëtonte edhe një anëtar i Gjykatës së Supreme të SHBA është evakuuar ndërsa bëhej gati për tu nisur në fluturim. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Dulles në Washington.
Alarmi është dhënë nga piloti i avionit i cili evidentoi probleme në një prej motorëve të avionit.
Mediat amerikane raportojnë se gjatë evakuimit të avionit, disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur.
Zyrtarët në SHBA kanë forcuar ndjeshëm masat e sigurisë në aeroporte për shkak të kërcënimit për sulme terroriste.