Gadafi kishte spiunë në kampin kryengritës

Lajmi bëhet i ditur nga Al-Xhazira, e cila e ka përftuar informacionin nga një dokument top-sekret i cili paraqitet t’i jetë dorëzuar kreut të inteligjencës Abdullah Senussit.
Njoftimi, i gjetur nga Al-Xhazira në një zarf të mbyllur në tavolinën e braktisur të Senussit, në selinë e inteligjencës libiane, jepte detaje mbi armatimet në malet perëndimore, me fokus në qytetin e Azavijas, qytet i cili rezultoi të ishte portë hyrëse e kryengritësve për në kryeqytet.
Njëri nga spiunët i ka siguruar forcave të Gadafit harta dhe emrat e komandantëve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, të cilët udhëheqin luftën në Gazaja dhe Azavija, së bashku me numrin e ushtarëve dhe armatimet që disponojnë.
/Start/F. Prroni/
2011-09-02 12:21