PS merr pjesë në konferencën e kryetarëve të grupit

Mbledhja, ku marrin pjesë dhe përfaqësuesit e opozitës përmes kryetarit të grupit socialist, Gramoz Ruçi, kanë vendosur për kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, i cili çel të hënën punimet e sesionit të ri parlamentar.
Pas përfundimit të mbledhjes nuk ka pasur asnjë deklaratë nga përfaqësuesit e partive politike. Një ditë më parë, kryetarja Topalli ftoi opozitën të jetë pjesë e axhendës së Kuvendit dhe të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të KE-së për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. /S.Ll/Start/
2011-09-02 12:13